Kështu u mbyll ndeshja e sotme e Superligës

Sport March 15, 2018 - 15:54

Është mbyllur tashmë ndeshja e fundit e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll, e cila u zhvillua sot, shkruan zeri.info.

Gjilani dhe Flamurtari i kanë ndarë pikët pasi luajtën pa gola, 0:0.

Të dyja skuadrat i kishin rastet e tyre, sidomos gjilanasit, por nuk ia dolën t’i konkretizonin. /Zëri/