Shaqiri drejt thyerjes së rekordeve

Sport March 15, 2018 - 13:15

Xherdan Shaqiri mund të bëhet lojtari me më së shumti ndikim në aspektin e golave te Stoke City që prej rikthimit të këtij klubi në Premierligën angleze, shkruan sot, gazeta "Zëri"

Futbollisti shqiptar ka realizuar 7 gola dhe 6 asistime deri më tani dhe ky është edicioni më i mirë i tij qysh prej transferimit në Angli në verën e vitit 2015 nga Interi.

Vetëm dy lojtarë të Stoke Cityt kanë qenë të përfshirë në më shumë gola në një edicion të vetëm gjatë dhjetë vjetëve të fundit te ky klub në Premierligë. Ata janë Mame Douf, që kishte realizuar 11 gola dhe 3 asistime në edicionin 2014/2015 dhe Marko Arnautovic, i cili kishte shënuar 11 gola dhe 6 asistime në sezonin e kaluar.

Shaqiri shihet si njëri prej futbollistëve kyç të Stoke Cityt dhe tifozët e klubit anglez kanë shpresa të mëdha që ai do ta ndihmojë ekipin për t’i shpëtuar rënies nga liga këtë edicion.

Stoke City momentalisht gjendet në vendin e 19-të në Premierligë dhe rrezikon rënien në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Shaqirit i kanë mbetur edhe 8 ndeshje që ta thyejë një rekord të ri te Stoke City dhe gjithashtu ta mbajë ekipin e tij në Premierligë./Zëri