Ja sa javë do të mungojë Busquets

Sport March 15, 2018 - 13:12
Sergio Busquets ka pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Chelseat të mërkurën

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve dhe mund ta mbajë jashtë fushave të gjelbra për rreth tre javë, transmeton zeri.info

Reprezentuesit spanjoll iu desh ta lëshojë fushën në minutën e 61-të, për t’ia lënë vendin Andre Gomesit. Busquets mund të humbasë ndeshjen e parë çerekfinale të Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu pritet që të mungojë në ndeshjet kundër Athletic Bilbaos dhe Sevillas në ligën spanjolle.

“Testet kanë konfirmuar që ka pësuar një thyerje të lehtë në gishtit e pesë të këmbës së djathtë. Ai do të mbetet jashtë për rreth tre javë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Barcelonës.

Reprezentuesi spanjoll është paraqitur në 41 ndeshje deri më tani këtë edicion për klubin katalonjas dhe ka realizuar 1 gol dhe 3 asistime./Zëri