Gjigandi italian arrin marrëveshje për De Vrij?

Sport March 15, 2018 - 11:07
Klubi i njohur italian raportohet se ka arritur marrëveshje me Stefan de Vrij

Inter tashmë ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Lazios, Stefan de Vrij dhe janë duke punuar vetëm për disa detaje të fundit para se të nënshkruajnë kontratën, transmeton zeri.info

Qendërmbrojtësi do të mbetet pa kontratë me Lazion në fund të qershorit dhe bisedimet për një rinovim të mundshëm me klubin kryeqytetas kanë marrë fund.

Kjo do të thotë që klubet e tjera janë të lira për të negociuar me reprezentuesin holandez, ndërsa Interi është favoriti kryesor për të nënshkruar me lojtarin.

“Gazzetta dello Sport” raporton se marrëveshje mes De Vrij dhe Interit tashmë është arritur, kurse kanë mbetur për t’u diskutuar vetëm edhe disa detaje.

Interesim për reprezentuesin holandez më herët kanë shprehur edhe Liverpooli dhe Juventusi. De Vrij është paraqitur në 34 ndeshje deri më tani këtë edicion për Lazion.