Iniesta flet për të ardhmen e tij

Sport March 15, 2018 - 10:28
Adnres Iniesta ka folur për të ardhmen e tij

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta thotë se ai është duke menduar për një lëvizje të mundshme drejt Kinës në fund të këtij edicioni, transmeton zeri.info

33-vjeçari ka kaluar gjithë karrierën e tij te Barcelona, por pranoi se mund të largohet gjatë kësaj vere.

“Para 30 prillit më duhet të vendos nëse do të qëndroj te Barcelona apo do të shkoj në Kinë. Duhet të marr vendimin më të mirë për mua dhe për klubin”, deklaroi Iniesta.

“Është një vendim që duhet t’ia komunikoj klubit së pari dhe më pas do ta merrni vesh ju. Do ta marr vendimin para 30 prillit”, shtoi ndër të tjera reprezentuesi spanjoll, i cili është paraqitur në 32 ndeshje deri më tani këtë edicion me fanellën e gjigandit katalonjas dhe ka realizuar 1 gol dhe 3 asistime.