Ekipet e tjera duan ta shmangin Juven

Sport March 15, 2018 - 10:20

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic beson se skuadrat e tjera çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve duan ta shmangin klubin italian në shortin, që do të hidhet të premten, transmeton zeri.info

Juventusi u kualifikua në këtë fazë të kompeticionit më të madh evropian për klube pasi eliminoi Tottenhamin në javën e kaluar.

“Ndoshta të tjerët duan që të na shmangin neve, sidomos kur e shohin se çfarë kemi bërë gjatë viteve të fundit”, deklaroi Pjanic.

“Ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme sepse na intereson shumë ky kompeticion dhe duam t’i shkojmë deri në fund”, shtoi reprezentuesi boshnjak.

“Ne jemi afër, por rruga është ende e gjatë”, u shpreh mesfushori, i cili është paraqitur 34 ndeshje deri më tani për gjigandin torinez dhe ka realizuar 6 gola dhe 10 asistime./Zëri