Barcelona 'shkatërron' Chelsean dhe kualifikohet në çerekfinale

Sport March 14, 2018 - 22:37

Barcelona ka triumfuar me rezultatin e thellë 3:0 në “Camp Nou” kundër Chelseat duke siguruar kështu kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 4:1 nga të dyja ndeshjet.

Lionel Messi realizoi dy gola në këtë fitore të klubit katalonjas në minutat 3’ dhe 63, kurse një gol tjetër u shënua nga Ousmane Dembele në minutën e 20-të.

Klubi spanjoll i hakmerret kështu klubit londinez për eleminimin që ia kishte shkaktuar në gjysëmfinalen e vitit 2012./Zëri