Futbolli i femrave “lulëzon” në Uruguai

Sport March 03, 2018 - 13:34

Federata e Futbollit të Uruguait ka filluar t’i hedhë bazat e para të futbollit profesionist të femrave. Krejt kjo falë programit të FIFA-s për zhvillimin e trajnerëve. Përmes ndihmës financiare nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë Uruguai synon që në një periudhë afatmesme futbolli i femrave të profesionalizohet në tërësi

41-vjeçarja Patricia Cor ka qenë e përfshirë në futbollin e femrave në Uruguai që prej moshës 19-vjeçare. Njëra prej femrave të para që është regjistruar si lojtare në Federatën e Futbollit të Uruguait, Cor pati një karrierë 15-vjeçare para se ta ndihmojë themelimin e dy klubeve. Përveç dashurisë së saj për këtë lojë, ajo dëshiroi të bëjë edhe më shumë për gjeneratat e reja, një qëllim të cilin tashmë e ka arritur falë një programi të trajnimit të trajnerëve, që financohet nga FIFA.

Duke shfrytëzua fondacionet nga ky program, Federata e Uruguait vendosi t’i përkushtohet zhvillimit të futbollit të fermave në mënyrë profesionale, duke ndarë grantet e trajnimeve në 3 trajnerë meshkuj dhe në 3 femra. Ato ishin duke punuar për klube, por nuk kishin marrë nivelin e duhur të trajnimit. Në mesin e tyre edhe Cor, ndihmëstrajnere në ekipin U-19 të River Plates në Montevideo. “Federata e Futbollit të Uruguait është duke kërkuar zhvillimin e futbollit të femrave në mënyrë profesionale në një kohë afatmesme”, është shprehur presidenti i kësaj federate Wilmar Vladez. “Trajnimi i trajnereve femra është një strategji bazike për promovimin e ligës lokale. Programi u ka ndihmuar anëtarëve e ri të stafit të trajnerëve në klubet e femrave për t’i udhëhequr qendrat e trajnimeve kombëtare, gjë e cila do ta ndihmojë zhvillimin e tyre” ka thënë ai. 

Qëllimi i kësaj federate ka qenë ta studiojë nga afër situatën në mënyrë që ta identifikojë pikën fillestare. “Futbolli i femrave është rritur shumë në Uruguai falë faktit se shteti ynë do ta mirëpresë Kupën e Botës U-17 për femra. Për këtë gjë ne kemi vëzhguar nga afër njerëzit që kanë drejtuar apo kanë dhënë këshilla në një sport, i cili është komplet amator. Ne pamë që aty kishte njerëz të cilët kanë punuar me vite dhe kanë qenë të përkushtuar, por pa bërë asnjë kurs. Ne menduam që do të ishte një ide e mirë që t’ua jepnim një shans ta përfitojnë një trajnim, sepse me sistemin e ri të licencimit ato do të mbeteshin jashtë”, thotë sekretarja ekzekutive e Federatës së Futbollit të Uruguait, Andrea Lanfranco.

Në tetor 2017 kjo federatë nënshkroi një marrëveshje me IUACJ dhe me AUDEF, dy këshillet kryesore të trajnerëve në vend. Gjashtë mbajtësit e granteve janë duke studiuar për licencën C (futbolli i të rinjve: 6-13 vjeç) dhe licencën B (futbolli amator). Presidenti i “Audef” është Ariel Longo, i cili do ta udhëheqë ekipin kombëtar në Kupën e Botës U-17 për femra, që do mbahet në Uruguai këtë vit. “Është një program inovativ që po tregon rezultat për ne. Futbolli i fermave në Uruguai është duke u rritur shumë”, është shprehur Lanfranco. “Para tre vjetësh 80% e femrave në futboll nuk kanë pasur punëtorë profesionistë për të punuar me to”, thotë Valentina Prego, e cila kryeson Këshillin e Futbollit për Femra.

“Pjesa më e madhe e tyre tani i kanë, por jo të gjithë. Investimi do të fillojë t’i tregojë frytet në një periudhë afatmesme me profesionistë të ri që do t’i hyjnë në lojë, të cilët në një situatë tjetër nuk do të kishin mundësi që ta paguanin shkollimin e tyre. Ne në Uruguai kemi treguar që mund ta kemi një strukturë të futbollit, edhe nëse kushtet infrastrukturore nuk janë më të mirat, gjë e cila bën që resurset njerëzore të jenë vitale”, ka përfunduar ajo.