Zidane dëshpëron tifozët e Realit për Kroosin dhe Modricin, gëzon PSG-në

Sport March 02, 2018 - 23:14

Kroos dhe Modric janë në dyshim për sfidën kthyese në Champions League që Reali e zhvillon me PSG-në.
Dy mesfushorët kryesor të Real Madridit, Toni Kroos dhe Luka Modric – nuk janë stërvitur as ditën e premte dhe janë në dyshim për sfidën e së martës kundër Paris Saint Germainit.

Edhe pse Zinedine Zidane nuk e thotë direkt një gjë të tillë, mënyra se si përgjigjet lë të kuptohet se dyshja e frikshme vështirë se do t’ia dalin të rikuperohen me kohë.

“Kroos dhe Modric, si janë? Është e rëndësishme që Marcelo është me ne, me të tjerët shohim ditë pas dite. Nuk mund të them asgjë, varet se si ndihen ata. Për të martën nuk e di, do të shohim ditë pas dite”, u shpreh Zizu.

“Me kaq pak kohë, a do të jenë 100 % për të martën? Nuk e di, do të shohim, nuk mund të flas për këtë tani”.