Berlusconi: Ja pse e shita Milanin

Berlusconi: Ja pse e shita Milanin

Sport shkurt 21, 2018 - 12:16

Në kulmin e debatit mbi shitjen e Milanit, është përfshirë për të thënë fjalën e tij edhe Silvio Berlusconio, ish president i kuqezinjve, që ishte personi që i shiti klubin kinezit Li Yonghong.

“Shitja e klubit ka qenë shumë e rregullt, pasi kanë dalë garant banka ndërkombëtare, sponsorë ndërkombëtarë, por edhe ekspertë nga më të mirët, që kanë theksuar se operacioni është i sigurtë” tha Berlusconi, duke mohuar hipotezën e pastrimit të parave, me këtë biznes.

Ish kryeministri i Italisë tregoi edhe arsyet pse e shiti klubin, ndërsa theksoi se nuk do ta riblejë më, edhe nëse i jepet mundësia, transmeton SS.

“E shita Milanin, pasi që në momentin që u futën paratë e naftës, u bë e pamundur të mbaje klubin në nivele të larta, për më tepër nga një familje e vetme. Shikoni Napolin dhe Juventusin, që kanë sponsor italianë. Ato luftojnë për kampionatin, por në Europë dhe në botë humbin gjithmonë”, deklaroi Berlusconi.