Një gabim na ndau nga perfeksioni

Një gabim na ndau nga perfeksioni

Sport shkurt 21, 2018 - 12:10

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte thotë se vetëm një gabim i ekipit të tij bëri që paraqitja e tyre ndaj Barcelonës që të mos ishte e përkryer, transmeton zeri.info

Willian i dha epërsinë Chelseat, por një gabim i Andreas Christensenit i kushtoi londinezëve dhe Lionel Messi barazoi shifrat në 1:1.

“Ne ishim shumë afër paraqitjes së përkryer”, deklaroi Conte.

“Ne bëmë vetëm një gabim. Është për të ardhur keq dhe ne jemi të zhgënjyer me rezultatin final”, deklaroi Conte.

“Christensen? Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme”, shtoi ai. “Ne jemi duke folur për një lojtar shumë të ri. Është diçka e rëndësishme që ai është i aftë të luaj në këtë ndeshje me pjekuri dhe personalitet. Ai ishte njëri prej lojtarëve më të mirë”, u shpreh strategu italian./Zëri