UEFA e “sakaton” Skënderbeun

Sport February 16, 2018 - 09:59

UEFA pritet ta “sakatojë” Skënderbeun. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i këtij institucioni pritet ta dënojë klubin shqiptar me përjashtim prej 10 vjetësh nga të gjitha kompeticionet që i organizon shtëpia e futbollit evropian.

Mediat shqiptare mësojnë se Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës kërkojnë nga Komisioni i Disiplinës që ta konfirmojë këtë vendim të tyre, derisa Skënderbeut pritet t’i shtohet edhe një gjobë e majme prej 1 milion eurosh. Shkaku: Manipulimet! /Zëri/