Golashënuesit më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Sport February 15, 2018 - 13:03

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo vazhdon të mbetet golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Reprezentuesi portugez shënoi dy gola në mbrëmjen e së mërkurës ndaj Paris Saint-Germainit, duke e çuar kështu në 116, numrin total të golave të realizuar në kompeticionin më prestigjioz evropian, 101 prej të cilave i ka shënuar vetëm me fanellën e gjigandit spanjoll.

Menjëherë pas Ronaldos vjen rivali i tij Lionel Messi, i cili ka realizuar 97 gola në 121 ndeshje./Zëri

Image

Image