Komentatori i çmendur madrilen, hedh telefonin nga duart tek goli i Marcelos

Sport February 15, 2018 - 12:31
Tomas Roncero nuk arrinte të përmbahej pas golave të ekipit të Real Madridit.

Fitorja e mbrëmshme ka gëzuar të gjithë madridizmin në mbarë globin dhe në vecanti gazetarin e njohur spanjoll Tomas Roncero që nuk arrinte të përmbahej pas golave të ekipit.

Roncero që është një tifoz i flaktë pas klubit madrilen dhe festoi në mënyra të ndryshme 3 golat e ekipit në fitoren e mbrëmshme, përcjell Albeu.com.

Festimi më i çmendur ishte tek goli i Marcelos ku e hodhi telefonin nga gëzimi.