Blazers befason Warriors

Sport February 15, 2018 - 12:15

Golden State Warriors është befasuar nga Portland Trail Blazers, duke humbur me rezultatin 123:117, transmeton zeri.info

Mysafirëve nuk i mjaftuan 50 pikët e realizuara nga Kevin Durant për të shmangur humbjen në udhëtim te Blazers. Ndërkohë, më meritorët për këtë fitore të nikoqirëve ishin Damian Lillard me 44 pikë, 3 kërcime dhe 8 asistime dhe CJ McCollum me 29 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime. Kjo ishte humbja e 14-të për Warriors këtë edicion në NBA.

Toronto Raptors ka shënuar fitoren e shtatë radhazi pas triumfit 98:122 në udhëtim te Chicago Bulls. Kyle Lowr realizoi 20 pikë, 7 kërcime dhe 10 asistime për fitoren e Raptors.

Rezultatet: Detroit – Atlanta 104:98, Orlando – Charlotte 102:104, Philadelphia – Miami 104:102, Brooklyn – Indiana 103:108, New York – Washington 113:118, Boston – LA Clippers 119:129, Chicago – Toronto 98:122, Houston – Sacramento 100:91, Memphis – Oklahoma 114:121, New Orleans – LA Lakers 139:117, Utah – Phoenix 107:97, Portland – Golden State 123:117.