Lippi: Allegri ka të drejtë

Sport February 15, 2018 - 11:36

Legjenda e Juventusit, Marcello Lippi insiston se trajneri i torinezëve, Massimiliano Allegri kishte të drejtë kur tha se tifozët nuk mund të presin që ekipi i tij të arrijë çdo vit në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Allegri ishte kritikuar kur tha se tifozët juventin nuk duhet të bien në depresion pas barazimit 2:2 me Tottenhamin sepse nuk është e mundshme që ekipi i tij të dominojë në Evropë ashtu si në Itali.

“Plotësisht pajtohem me të”, deklaroi Lippi për fjalët e Allegrit.

“Max ka të drejtë dhe bërë mirë duke refuzuar të gjithë fjalët negative që ka ardhur nga jashtë. Fitorja kurrë nuk është e sigurt në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.

“Nuk ka mbaruar ende, është edhe një ndeshje, ata thjesht nuk mund të gabojnë në ‘Wembley”, u shpreh ish-trajneri i Italisë./Zëri