E dua Buffonin në FIFA

Sport February 15, 2018 - 11:19

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino thotë se dëshiron që portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon t’i bashkohet organizatës më të madhe të futbollit pas pensionimit të tij nga sporti më i popullarizuar në botë, transmeton zeri.info

Infantino gjithashtu ka shprehur keqardhje për mungesën e Italisë në Kupën e Botës. Italianët u eliminuan në ndeshjet e barazhit nga Suedia, kështu që nuk do jetë në Botëror për herë të parë që prej vitit 1958.

“Jam i pikëlluar, i pikëlluar për Kupën e Botës”, deklaroi Infantino. “Thuajse qava, presidenti i parë italian në FIFA dhe Italia nuk është atu”, shtoi ai.

“Do të doja që t’ia kisha dorëzuar kupën Buffonit. A mund të marrë ai një rol në FIFA? Unë do të shkoj personalisht t’ia kërkoj këtë dhe ta marr këtu”, u shpreh italiani./Zëri