Fitorja nuk ishte aq e lehtë

Sport February 15, 2018 - 11:06

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp lavdëroi ekipin e tij pas paraqitje fantastike në fitoren 05: në udhëtim te Porto dhe insiston se rezultati erdhi pas një punë të madhe, transmeton zeri.info

“Ishte shumë profesionale, shumë e matur dhe në momentet e duhura ishim shumë agresiv”, deklaroi Klopp.

“Mbrojtje e mirë, kundërsulme të mira, mbajta e topit dhe qarkullimi i tij. Nuk ishte e lehtë sonte (e mërkurë), ishte një punë e madhe dhe në fund djelmoshat e shijuan frytin e punës dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, shtoi gjermani.

“Golat ishin të gjithë fantastik. Goli i parë, kur Dejan (Lovren) e fitoi topin dhe Sadio e goditi në fund, goli i dytë ishte një finalizim i mirë nga Mo dhe i treti ishte nga një lojë fantastike në kundërsulm. Ishin të gjithë fantastikë dhe kishim nevojë për to”, u shpreh ai./Zëri