Higuain publikon mesazh të fortë në Instagram pas barazimit me Tottenhamin

Sport February 14, 2018 - 13:15
Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ka reaguar me një mesazh në Instagram pas barazimit 2:2 me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve.

Gonzalo Higuain ka publikuar një mesazh në Instagram pas barazimit 2:2 me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve.

“Mirëdita të gjithëve, sa e lehtë është të flitet pas ndeshjes nga një dhomë ose ulëse, deri te rezultati 2:0 ishte gjithçka perfekte, pas 2:2, vlerësimi ndryshon shpejtë. Neve nuk na interesojnë fjalët, do të shkojmë në Londër për ta arritur kualifikimin”, ka reaguar sulmuesi argjentinas, përcjell “lajmi.net”.

“Një përqafim për ata që vërtetë ia duan të mirën Juventusit”, shkroi Higuain në Instagram.