E kam refuzuar Realin

Sport February 14, 2018 - 11:02

Ish-sulmuesi Francesco Totti tregon se ishte i joshur për një kalim te Real Madridi në të kaluarën, por nuk pendohet që zgjodhi t’ia dedikoj karrierën e tij vetëm Romës, transmeton zeri.info

Legjenda romake u tërhoq nga futbolli në edicionin e kaluar dhe iu bashkua stafit të drejtorit të klubit italian, Monchi.

“Oferta më konkrete që kisha për t’u larguar nga Roma ishte nga Real Madridi në edicionin 2003/2004”, deklaroi Totti.

“E mora një vendim mjaft të qartë, duke refuzuar mundësinë për të arritur një marrëveshje të madhe në mënyrë që të vesh një fanellë gjatë gjithë jetës sime, e cila ishte gjëja më e rëndësishme për mua”, shtoi ish-reprezentuesi italian.

“Në fund të ditës, kisha gjithçka që doja, dashurinë dhe pasionin, që ishim gjërat më të rëndësishme se të fitoja tituj diku tjetër”, u shpreh ai./Zëri