Giroud tregon arsyen e transferimit te Chelsea

Sport February 14, 2018 - 10:51

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud thotë se u largua nga Arsenali në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror për shkak se i nevojitej një sfidë e re, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez u transferua te Chelsea për 18 milionë funte. “Kishte kaluar një kohë që prej së kisha luajtur si titullar dhe kjo është arsyeja se pse më nevojitej kjo lëvizje”, deklaroi Giroud.

“Më nevojitej një sfidë e re dhe Chelsea ishte klubi i përkryer për mua. Është Premierliga, një klubi i cili ka fituar më shuam se çdokush tjetër gjatë dhjetë viteve të fundit”, shtoi francezi.

“Është një klub i madh dhe jam shumë krenar që jam këtu dhe do të vazhdoj karrierën në Premierligë. Kalova pesë vite të mrekullueshme atje (te Arsenali), por tani është një kapitull i ri në karrierën time dhe jam i përqendruar 100% te ‘Blues’ për të arritur synimet tona. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, u shpreh ai./Zëri