Kane: Treguam karakter

Sport February 14, 2018 - 10:41

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane thotë se klubi londinez tregoi karakter në barazimin 2:2 në udhëtim te Juventusi në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Tottenhami ishte duke humbur 2:0 pas vetëm dhjetë minutash, por arritën që të rikthehen në lojë dhe të barazojnë rezultatin në 2:2.

“Ne mund të kishim pësuar keq kur ishim duke humbur 2:0 jashtë shtëpisë në këtë fazë të madhe të Ligës së Kampionëve, por kjo e tregon karakterin e skuadrës sonë”, deklaroi Kane.

“Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme pas kësaj, ne e merituam që të ktheheshim në lojë. Kur e shikoni, dy gola si mysafir, kthehemi në ‘Wembley’ me një barazim, është një rezultat i madh”, shtoi ai.

“Dele Alli gjuajti një top të mirë dhe unë arrita ta finalizoja. Na ktheu përsëri në lojë dhe kjo ishte e rëndësishme”, u shpreh anglezi./Zëri