Dortmundi dëshiron ta blejë Batshuayin

Sport February 13, 2018 - 16:27

Borussia Dortmund do të mundohet ta blejë përfundimisht nga Chelsea sulmuesin Michy Batshuayi gjatë verës që vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Evening Standard”, përcjellë zeri.info.

Sulmuesi i rrezikshëm, i cili megjithatë nuk kishte hapësira të mjaftueshme në Londër, ka impresionuar në fillim të eksperiencës së tij në ekipin nga Bundesliga duke realizuar tre gola në dy ndeshjet e para.

Image

Ai madje kishte debutuar me gol në ekipin Verdhezi, duke bërë kështu që të harrohet largimi i sulmuesit gabonez, Pierre-Emerick Aubameyang, që i është bashkuar muajin e kaluar Arsenalit.

Dortmundi e ka mundësinë e blerjes së futbollistit si pjesë e marrëveshjes së huazimit me “Blues”, por që fillimisht duhet ta negociojë çmimin me Chelsean që në vend të Batshuayit gjatë janarit e mori sulmuesin e Arsenalit, Olivier Giroud. /Zëri/