Luis Enrique vendos për këtë ligë

Sport February 13, 2018 - 16:19

Luis Enrique ka vendosur ta drejtojë një klub të Premierligës sezonin e ardhshëm. Kështu të paktën bën të ditur tabloidi britanik “The Sun”, përcjellë zeri.info.

Trajneri spanjoll flitej se do ta merrte në dorë Chelsean nga sezoni i ardhshëm në rast të largimit eventual të trajnerit aktual Antonio Conte nga “Stamford Bridge”.

Megjithatë, “Blues” nuk janë opsioni i vetëm për ish-trajnerin e Romës dhe Barcelonës.

Në fakt, tabloidi britanik shkruan se Arsenali është një destinacion tjetër i mundshëm i Luis Enriques në rast se Arsene Wenger largohet ose shkarkohet nga klubi londinez.

Luis Enrique arriti suksese të jashtëzakonshme me gjigantin katalonjas duke fituar gjithçka që është e mundshme, ndërsa njihet edhe si sulmues i dikurshëm i rrezikshëm spanjoll. /Zëri/