Coutinho: U kënaqa në Barcelonë

Sport February 13, 2018 - 13:53

Philippe Coutinho thotë se fakti se luan së bashku me bashkëlojtarin Lionel Messi tek Barcelona është diçka mjaft speciale dhe beson se argjentinasi është më i miri në botë. Braziliani iu bashkua Barçës nga Liverpooli në janar, ndërsa ka impresionuar me paraqitjet e para në “Camp Nou”. “Është diçka mjaft speciale të luaj me Messin”, ka thënë ish-futbollisti i Liverpoolit për “Mundo Deportivo”. “Jo gjithkush e ka mundësinë të luajë me lojtarin më të mirë në botë. Kjo më bën mjaft të lumtur. Messi dhe Suarez më kanë pritur mjaft mirë. Ata janë dy idhuj të mëdhenj dhe të jem pjesë e ekipit me ta është një ndjenjë mjaft e mirë”, shtoi 25 vjeçari. “Por, jo vetëm me ta. Ndihem mjaft mirë edhe me Iniestan dhe pjesën tjetër të ekipit. Për mua është speciale të jetoj me këtë skuadër. Për mua, është një eksperiencë e shkëlqyer dhe një mundësi e madhe të luaj në këtë ekip”, përfundoi ai. /Zëri/