10 klubet që shpenzojnë më shumë para

Sport February 13, 2018 - 09:30
Ja cilat klube

Manchester City vendosi dy herë rekord për shumën e paguar për kartonin e një mbrojtësi, por në fund ishte Liverpooli që e theu këtë rekord me transferimin e holandezit Van Dijk nga Southamptoni, për 83 milionë euro.

Futbolli është kthyer në një nga ‘industritë’ më fitimprurëse në botë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat marramendëse që qarkullohen në këtë sport.

2017-a do të mbahet mend për rekorde të njëpasnjëshme në shifrat e blerjeve të kartonëve të futbollistëve të caktuar, teksa kulmi u arrit me 222 milionë euro të paguara nga PSG-ja për Neymar.

Po francezët shpenzuan edhe rreth 170 milionë të tjera për kartonin e Mbappe-së, ndërsa Barcelona bleu Ousmane Dembelenë për 110 milionë euro.

Manchester City vendosi dy herë rekord për shumën e paguar për kartonin e një mbrojtësi, por në fund ishte Liverpooli që e theu këtë rekord me transferimin e holandezit Van Dijk nga Southamptoni, për 83 milionë euro, transmeton “SuperSport.al”.

CIES ka publikuar edhe listën me 10 skuadrat që shpenzojnë më shumë para, si dhe shumën se sa shpenzojnë.

Everton – 365 milionë euro

Arsenal – 403 milionë euro

Juventus – 448 milionë euro

Liverpool – 461 milionë euro

Real Madrid – 497 milionë euro

Chelsea – 592 milionë euro

Barcelona – 725 milionë euro

Manchester United – 747 milionë euro

PSG – 805 milionë euro

Manchester City – 878 milionë euro