Këndellet Chelsea, shkëlqen Hazard

Sport February 12, 2018 - 23:01

Chelsea e ka mposhtur 3-0 WBA-në në “Stamford Bridge” ku shkëlqeu Eden Hazard.

Pas dy humbjeve me radhë, Chelsea i është kthyer fitoreve në Premierligë, raporton Gazeta Express.

“Blutë e Lodrës” morën pikët e plota në “Stamford Bridge”, duke e mposhtur 3-0 West Bromëich Albionin.

Në këtë mbrëmje shkëlqeu Eden Hazard me dy gola, në minutat 25’ dhe 71’, ndërsa golin tjetër e shënoi Victor Moses 63’.

Lajmi tjetër i mirë për Chelsean është rikthimi i Alvaro Moratas. Ai u inkuadrua në lojë në vend të Olivier Giroud në minutën e 61’të dhe duket se do të jetë në formë të duhur për Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Kjo fitore e pozicionon Chelsean në vendin e katërt me 53 pikë, vetëm një më shumë se Tottenhami. /Gazeta Express/