Inter humb Perisicin e Mirandan, kthehet Icardi
Sport
February 12, 2018 - 20:31
Perisic dhe Miranda do të mungojnë kundër Genoas, ndërsa pritet të rikthehet Mauro Icardi.
Sipas “Calciomercato.com”, dyshja; Ivan Perisic dhe Joao Miranda do të mungojnë kundër Genoas, sfidë kjo që zhvillohet me 17 shkurt nga ora 20:45.
“Calciomercato.com” raporton se mesfushori kroat ka probleme me shpatull, ndërsa braziliani disa shqetësime të vogla që ia pamundësojnë paraqitjen kundër Genoas.
Por, Lisandro Lopez pritet të jetë i gatshëm ashtu si kapiteni Mauro Icardi që pritet të rikthehet pas problemeve muskulore.