Berlusconi ka disa fjalë për Gattuson

Sport February 12, 2018 - 16:07

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka lavdëruar punën e Gennaro Gattusos me ekipin e kuqezinjve, por përsëri ka theksuar nevojën e gjigandit italian për të luajtur me dy sulmues, transmeton zeri.info

“E njoh përkushtimin dhe bujarinë e Rinos”, deklaroi Berlusconi.

“Tani mund të shoh edhe kompetencën e tij. Prej një fillimi të dobët të edicionit, tani rezultatet janë duke ardhur”, shtoi ai.

“Ne kemi dy sulmues anësor shumë të fortë, puna e të cilëve është e kotë sepse ne kemi vetëm një sulmues. Tashmë kam folur me Gattuson për këtë gjë”, u shpreh italiani./Zëri