Pesë arsyet pse Barcelona ka rënie në La Liga

Sport February 12, 2018 - 15:45

Barcelona ka dështuar të fitoi në dy ndeshjet e fundit të La Ligas, duke barazuar 1:1 me Espanyolin dhe 0:0 me Getafen

Lideri i La Ligas, Barcelona ka barazuar dje në Camp Nou 0:0 me Getafen, ku për herë të parë këtë sezon nuk arrin të shënoi në një ndeshje.

Ata vazhdojnë të kryesojnë kampionatin me 59 pikë, vetëm shtatë më shumë se sa Atletico Madrid në vendin e dytë.

E përditshmja spanjolle, Marca ka analizuar katalonasit, duke gjetur edhe pesë arsyet pse skuadra ka rënie në ndeshjet e fundit.

Kalendari i ngjeshur: Barcelona ka luajtur 12 ndeshje në vitin 2018 dhe trajneri Valverde ka thënë se disa lojtarë kanë nevojë të pushojnë. Ndeshjet ndaj velncias dhe Espanyolit në Copa del Rey kanë qenë shumë të vështira;

Messi dhe Suarez: Sulmi i Barcelonës gjatë tërë këtij sezoni ka qenë i bazuar në këta dy lojtarë. Asnjëri prej tyre nuk ka shënuar në dy ndeshjet e fundit të La Ligas, për herë të parë këtë sezon;

Paulinho dhe golashënuesit: Paulinho këtë sezon ka shënuar tetë gola, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë i skuadrës. Ai nuk po shënon në ndeshjet e fundit, ashtu sikurse edhe Messi dhe Suarez;

Faktori i pjesës së dytë: Këtë sezon shumicën e rasteve Barcelona ka fituar ndeshjet në pjesën e dytë. Kështu nuk ka ndodhur në pjesën e dytë dhe kjo ka ndikuar menjëherë në rezultatet e skuadrës;

Përforcimet nuk janë në nivelin e Barcelonës: Coutinho dhe Dembele ende nuk janë në nivelin e Barcelonës. Braziliani ishte i rëndësishëm në eliminimin e valencias nga Copa del Rey, ku shënoi gol, por dështoi ndaj Getafes, ku luajti në vend të Iniestas. Në anën tjetër, Dembele çdo ndeshje po tregon se i duhet edhe shumë kohë për tu adaptuar, transmeton Express