Të gjithë po tallen sot me Alexis Sanchezin

Sport February 12, 2018 - 13:24

Ai nuk ka mundur t'a shtyjë topin në rrjetë pavarësisht se gjendej përballë portës bosh të kundërshtarit duke acaruar keq nga nervat edhe Jose Mourinhon, i cili nuk i ka besuar syve për atë që pa.

Manchester United u mposht dje me një rezultat 1-0 nga Newscastle, por një pjesë të fajit për këtë e ka pikërisht kilianit Alexis Sanchez.

Ai nuk ka mundur t’a shtyjë topin në rrjetë pavarësisht se gjendej përballë portës bosh të kundërshtarit duke acaruar keq nga nervat edhe Jose Mourinhon, i cili nuk i ka besuar syve për atë që pa.

Sanchez paguhet 26 milion euro në sezon, por mjafton ky gabim për t’i bërë të gjithë të dyshojnë nëse kjo shifër ia vlen.