Houston me 8 fitore radhazi

Sport February 12, 2018 - 12:00

Houston Rockets ka shënuar fitoren e tetë radhazi në shtëpi kundër Dallas Mavericks me rezultatin 104:97, transmeton zeri.info

James Harden dhe Chris Paul ishin më meritorët në këtë fitore të Rockets. Harden realizoi 27 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime, kurse Paul 25 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime. Tek Dallas më i dalluari ishte Yogi Ferrell me 20 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim.

Oklahoma City Thunder ka korru fitore në shtëpi ndaj Memphis Grizzlies me rezultatin 110:92. Paul George shkëlqeu në këtë fitore të Thunder me 33 pikë,1 asistim dhe 8 asistime. Për Grizzlies u dallua Marc Gasol me 18 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime.

Rezultatet: Houston – Dallas 104:97, Minnesota – Sacramento 111:106, Oklahoma – Memphis 110:92, Portland Trail – Utah 96:115.