Conte: Thashethemet nuk ndikojnë te lojtarët

Sport February 12, 2018 - 11:32

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte thotë se thashethemet për të ardhmen e tij nuk do të ndikojnë te futbollistët e tij, transmeton zeri.info

Strategu italian nuk është duke kaluar një periudhë të mirë te Chelsea pas dy humbjeve radhazi ndaj Watfordit dhe Bournemouthit.

Conte shprehet se është plotësisht i përkushtuar ndaj klubit londinez.

“Sinqerisht, nuk mendoj që fjalët rreth së ardhmes sime mund të ndikojnë te lojtarët”, deklaroi Conte.

“Përndryshe, mund të kishte ndodhur që prej humbjes në ndeshjen e parë kundër Burnleyt. Mendoj se lojtarët e mi janë duke u mësuar me këto thashetheme, me këto spekulime, por sigurisht, unë jam i lumtur dhe i përkushtuar ndaj lojtarëve të mi, ndaj sjelljes së futbollistëve të mi sepse ata e tregojnë çdo ditë që duan ta kalojnë këtë situatë”, shtoi ai.

“Askush nuk besonte te ne për fitimin e titullit këtë edicion. Nëse nuk kam një kujtesë të keqe, aty ishin dy skuadra që do të luftonin për titullin, dy klubet nga Mançesteri”, u shpreh italiani.