Klopp lëvdon Van Dijkun

Sport February 12, 2018 - 11:12

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se mbrojtësi Virgil van Dijk ishte fantastik në fitoren 0:2 në udhëtim te Southamptoni të dielën, transmeton zeri.info

Reprezentuesi holandez bëri një paraqitje të mirë në qendër të mbrojtjes kundër ish-klubit të tij.

Van Dijk ishte vërshëllyer nga një pjesë e tifozëve të vendasve pas transferimit të tij në afatin kalimtar të janarit prej Southamptonit te Liverpooli për 75 milionë funte.

 “Ai bëri një punë të mirë dhe u përball në mënyrë fantastike me situatën”, deklaroi Klopp.

“Ne patëm një bisedë të shkurtër para ndeshje dhe e pyeta se çfarë mendon, ‘jo, jam mirë trajner’. Nuk doja ta emocionoja nëse nuk ishte, qartazi ai nuk ishte”, shtoi strategu gjerman.

“Turma është aty për të t’ia bërë jetën e vështirë kundërshtarit, por nuk ishte shumë e vështirë në këndvështrimin e tij dhe jam i lumtur për këtë”, u shpreh ish-trajneri i Borussia Dortmundit.