Fundjavë me gola për shqiptarët

Fundjavë me gola për shqiptarët

Sport shkurt 11, 2018 - 17:18

Futbollistët shqiptarë janë treguar mjaft efikasë këtë fundjavë, shkruan zeri.info.

Xherdan Shaqiri ka shënuar gol në barazimin e Stoke Cityt ndaj Brighton & Hove Albion në Premierligë.

Ai realizoi në minutën e 68-të duke e barazuar rezultatin, pas epërsisë së mysafirëve me Jose Izquierdo (32’).

Kurse në Championship përfaqësuesi kosovar Atdhe Nuhiu e gjeti golin nga penalltia në minutën e 18-të, në barazimin në udhëtim 1:1 të Sheffield Wednesdayt ndaj Barnsleyt, për të cilin shënoi Oliver McBurnie në minutën e 21-të.

Duhet cekur se Nuhiu u ndëshkua me karton të verdhë pas festimit të golit. Golit në fundjavë i është gëzuar edhe Arbër Zeneli, i cili realizoi në minutën e 74-t në barazimin e Heerenveenit ndaj Rodas, për të cilën realizoi Maecky Ngombo (35’). /Zëri/