Befason Zidane: Për këtë arsye e largova Ronaldon

Sport February 04, 2018 - 13:17
Zinedine Zidane tregon pse e largoi Cristiano Ronaldon nga loja në barazimin 2:2 ndaj Levantes.

Francezi tha që i duheshin më shumë lojtarë në mesfushë, përcjellë “Lajmi.ne”.

“E largova nga fusha pasi doja një lojtar më shumë në mesfushë, për të mbrojtur edhe me Asensio e Benzema”, deklaroi Zidane.

“Gjithsesi, tani ajo sfidë i përket të shkuarës dhe po mendoj për ndeshjen e radhës. La Liga nuk përfundon tani, por në maj edhe pse rivalët tanë janë shumë të shkëputur”, shtoi ai.