Rashica, i lumtur pas debutimit në Bundesligë

Sport February 04, 2018 - 12:49

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica është shprehur i lumtur me debutimin e tij me Werder Bremenin, në fitoren 1:2 në udhëtim te Schalke, raporton zeri.info

“Shumë i lumtur për debutimin tim në Bundesligë dhe shumë i kënaqur me tre pikët e fituara sot ndaj Schalkes. Falënderoj tifozët e Werderit, që më dhanë një përkrahje të jashtëzakonshme sot”, ka shkruar Rashica në rrjetin social “Instagram”./Zëri