Wenger, i impresionuar nga lojtarët e rinj

Sport February 04, 2018 - 12:09
Arsene Wenger është i kënaqur me paraqitjen e Pierre-Emerick Aubameyangut dhe Henkrikh Mkhitaryanit në fitoren ndaj Evertonit të shtunën

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se është impresionuar nga paraqitja e dy lojtarëve të rinj të klubit londinez, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Henrikh Mkhitaryan, të cilët u transferuan në “Emirates” gjatë afatit kalimtar dimëror.

Dyshja e futbollistëve shkëlqyen në fitoren 5:1 në shtëpi ndaj Evertonit. Aubameyang debutoi me gol në “Emirates”, ndërsa Mkhitaryan realizoi 3 asistime.

”Në përgjithësi, dy lojtarët u integruan mirë në lojën tinë dhe dukej sikur të kishin luajtur me ne prej kohësh”, deklaroi Wenger.

“Ata kanë aftësi të ngjashme me lojën që bëjmë ne. Teknikisht, ata janë të mirë. Ata janë të shpejtë dhe në përgjithësi ishte një paraqitje mjaft bindëse”, shtoi strategu francez, i cili është pjesë e klubit anglez që prej vitit 1996./Zëri