Prishtina mposhtet nga Diosgyori i Florent Hasanit

Sport February 03, 2018 - 18:01

Skuadra kosovare, FC Prishtina është mposhtur me rezultat 2-1, nga skuadra e elitës hungareze, Diosgyori.

Golashenues për skuadren hungareze ishin Ioannidis (10′) dhe Makrai (62′), shkruan futbollikosovar.com.

Ndërsa golin e vetëm për Prishtinën e shenoj sulmuesi kongolezë, Mankenda në minuten e 13-të, të takimit.

Në këtë takim në pjesë të dytë u aktivizua edhe futbollisti më i mirë i vitit 2017 në futbollin kosovar, Florent Hasani i cili këtë afat kalimtar u transferua te, Diosgyori.