Zidane: Ronaldo është shembull për të gjithë

Sport February 02, 2018 - 22:34

Zinedine Zidane është i lumtur me punën e Cristiano Ronaldos tek Real Madrid

16 ndeshje, 8 gola – këto shifra tregojnë se Cristiano Ronaldo po shijon një ndër sezonet më të dobëta në karrierë me fanellën e Real Madridit, që për tetë sezone me radhë ka shënuar së paku 25 gola në La Liga – maksimumi 48 gola në 35 ndeshje.

Sido që të jetë, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, e sheh në gjendje të mirë portugezin, nga i cili pret të jetë shumë vendimtar në ndeshjet e ardhshme, sidomos në Ligën e Kampionëve, titulli i vetëm që Reali është duke luftuar për këtë edicion, pasi është eliminuar nga Copa del Rey, teksa La Liga mund të quhet e humbur, pasi gjenden 19 pikë prapa Barcelonës.

“Cristiano është gjithmonë këtu. Ne gjithmonë kërkojmë më shumë nga Cristiano sepse ai është lideri ynë. Kur ndeshja të përfundojë, ju thoni Ronaldo mund të bëjë edhe më mirë, por jam i lumtur me të. Ai është shembull për të gjithë”, u shpreh Zidane.