Duka 'bombardon' rivalin për kryetar në FSHF

Sport January 15, 2018 - 09:50

Gara për kreun e institucionit të futbollit bnë vend ka nisur që me shpalljen e kandidaturave nga presidenti aktual i FSHF-së Armand Duka dhe nga deputeti i PS-së, Bashkim Fino.

Në një intervistë me gazetaren Enkeleida Zeko në emisionin “Fair Play”, transmetuar në News 24, Armand Duka ka shpalosur platformën e tij.

“Prisja shpalljen e kandidaturës më herët. Hezitim apo thjeshtë prisnit datën? Si rrahellëherë, asnjë OJF tjetër në Shqipëri janë zgjedhje shumë të ndjeshme, shumë të diskutuara. Sa më i rëndësishëm apo i bukur, aq më shumë interes ka. Prej kandidateve por edhe se është një sport shumë i dashur. Nuk ka ndodhur asnjëherë… Asnjëherë futbolli nuk ka qenë në këto nivel asnjëherë nuk ka qenë institucion më i organizuar. Të gjithë flasin për këtë temë…

Temë e diskutuar shumë. Ju pëlqen?

Patjetër që po. Jam pjesë e skuadrës që e kam sjellë futbollin këtu. Uroj që diskutimet të jenënë të mriz të lojës.

Kandidimi?

Nuk kam pasur asnjë pikëpyetje, por thjeshtë kam dashur që të respektoj afatet statusore. Kam dashur të jem fair play me të gjithë kandidatët. Çdo gjë është bërë konform statutit dhe rregullave. Nëse bëj paralelizëm me zgjedhjet në Shqipëri, presidenti shpall datën 45 ditë para. Edhe në statut,. U shpall një gjë e tillë dhe pas saj u kandiaduan. Nuk mund të thuhet që nuk kanë pasur kohë të përgatiten. Statuti është publik dhe dihet që zgjedhjet duhet të bëhen në gjashtë muajt e parë. Nuk besoj se ka pasur ndonjë surprizë. Edhe unë kam pritur për ta bërë publik. Kam pritur edhe reagimin e komunitetit me të cilin kam punuar.

Te enjten, i prishët premierën Finos?

Ne jemi vend i vogël. Jemi vend që diskutojmë shumë dhe futbolli është gjëja më e rëndësishme. Ka më shumë se gjashtë muaj që diskutohen kandidaturat e mundshme. Kam dëgjuar deputetin Ylli që diskutonte kandidaturën e Finos. Në TVSH ishte sikur do të ndante çmimin Oskar. Nuk ishte surprizë.

16 vite, a kanë qenë pak apo shumë apo mjaftueshëm për ju?

Mund ta mbyllnit karrierën me trofe… Shqipëria shkoi në Europian si punë ekipore e të gjithëve bashkë: Ekipit, stafit, të gjithë ambientit shqiptar dhe të gjithë faktorëve. Unë jam krenar që shkuam bashkë në Europian duke e ndjerë veten pjesë të ekipit. Kam qenë pjesë e ekipit fitues. Berisha duhet ta kishte lënë futbollin sepse arriti në Europian. Çdo futbollist luan deri sa ta lënë gjunjët. Nuk e ndjej këtë gjë. Kemi energji për të bërë goxha gjëra. Kemi projekte të reja. Raportet me komunitetin janë korrekte dhe pozitive dhe nuk kam menduar që të tërhiqem.

Ky është vullneti im, por vendimi është i aktorëve. Në përgjithësi kam thënë që alternativat sjellin zhvillim për të gjithë. Nëse sheh diçka që mund të behet më mirë, mund të ketë ndryshim. Jam iniciator i ndryshimit. Nuk vjen duke ndryshuar kalin fitues, por me energji të reja. Kemi shumë për të bërë.

Çfarë janë bërë në këto vite?

Kam marrë një sms që më tha se mos ki turp që t’i përmendësh. Jemi kujdesur shumë për të bërë dhe jemi kujdesur pak për të treguar çfarë është bërë. E shoh të arsyeshme që ti rikujtojmë. Nëse i hedhim një sy të kaluarës kur thuajse FSHF ishte inekzistente. Infrastruktura e futbollit ishte shumë mjerave. Investimet e bëra nga 90 deri në 2002, ishte i vetmi investim që është bërë nga FSHF me të gjithë aktorët, ka qenë vetëm ndriçimi i “Qemal Stafës”.

Asgjë tjetër edhe pse UEFA e FIFA ishin edhe më parë. Të gjitha janë bërë pas 2002. Janë investuar nga FSHF 12 milionë euro nga 2002 deri në 2014. Ndryshoi ajo që ishte imediate. Ndryshuan kushtet e stërvitjes për të qenë optimale. Nuk është arritur niveli i kërkuar. Nga pikëpamja organizative e asaj kohe, FSHF ishte në zyra te shkallët e stadiumit: Me tre njerëz dhe një karrige. Sot është organizatë e organizuar mirë. Ka vend për përmirësime. Sot kemi kampionate me të gjitha nivelet. Të gjitha janë bërë gjatë kësaj periudhe. Për fat të mirë, jo vetëm të presidentit, por të Komitetit Ekzekutiv për të mbështetur projektet. Në 4 vjeçarinë fundit, për mua është 4 vjeçari i artë.

Uroj që të mos jetë i artë për të ardhmen, që të kemi edhe më të artë. Kanë ndeshur ndryshime thelbësore në infrastrukturë. Bashkë me qeverine kemi rikonstruktuar dy stadiume. Jemi në fazën finale të ndërtimit të stadiumit në Tiranë. Jemi në një fazë ku edhe kombëtaret por edhe klubet kanë ndryshuar përfaqësim. Euro 2016 ishte një ëndërr që na kanë akuzuar më parë, edhe pasi shkuam na thanë që s’është bërë mriz puna. Arritëm një gjë që edhe optimisti më i madh nuk e besonte. Pas 16 viteve, punëe, arritje dhe problematika.

Ka Duka nevojë për fushatë?

Ne po diskutojmë për sport. Fushatë? Në politkë dëgjojmë rrena dhe premtime pa fund. Rezultatet që kemi marrë nga fushatat e politikës… i kemi parë… nuk bëhet fjalë për fushatë. Jemi për të diskutuar. Në raport me komunitetin… Duhet ti konsultosh. Kemi marrëdhënie saqë e kemi të vështirë të flasim se çfarë mendimi do të kenë me 7 shkurt. Flasim për ato që janë bërë bashkërisht dhe çfarë mund të bëjmë mirë në të ardhmen bashkë me komunitetin e futbollit. Jemi në diskutime të vazhdueshme saqë nuk kuptohet që është zgjedhje.

Ka fituar FSHF nga Duka apo Duka nga ju?

Në planin moral Duka ka fituar shumë nga federata dhe futbolli. Më kanë dhuruar shumë emocione,. Më kanë bërë që të përballem me shumë njerëz. Që të bëj shumë miq e të dëgjoj shumë kritika. Kurrsesi, materiale apo financiare. Nëse do të shpenzoja më shumë kohë në bizneset e mija, të cilat e kanë ndjerë mungesë do të fitoja më shumë. Emocionet që kam fituar nga bota e futbollit, nuk do ti kisha fituar në asnjë aktivitet.