Ryan Giggs sot bëhet trajner i kombëtares së njohur

Sport January 15, 2018 - 08:13

Ryan Giggs sot do të zyrtarizohet trajner te Kombëtarja e Uellsit.

Ish-mesfushori i Manchester United, edhe zyrtarisht do të nis zejen e trajnerit.

Giggs do të marrë drejtimin e kombëtares së tij, Uellsit.

44-vjeçari ka qenë asistent i Louis van Gaalit te Manchester Unitedit, ndërsa në pak ndeshje edhe ka drejtuar këtë skuadër, pas shkarkimit të holandezit./Lajmi.net/