Bournemouth – Arsenal, notat e Mustafit dhe Xhakës

Sport January 14, 2018 - 16:56

Xhaka dhe Mustafi kanë shijuar një tjetër ditë jo të mirë së bashku me Arsenalin, pasi Topçinjtë humbën në udhëtim 2:1 nga Bournemouthi.

Ka vazhduar ecuria negative e Arsenalit në Premierligë. Pas dy barazimeve me radhë, Topçinjtë janë mposhtur 2:1 nga Bournemouthi, sfidë e vlefshme për xhiron e 23’të, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën edhe dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, ky i fundit bëri paraqitje të mirë pavarësisht dy golave që pësoi ekipi i Arsene Wenger.

Pas kësaj humbje, Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 39 pikë të grumbulluara, kurse Bournemouth në atë të 13 me 24 pikë.

Image