Kosova e nis me humbje

Kosova e nis me humbje

Sport janar 12, 2018 - 19:47

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka nisur me humbje kampanjën kualifikuese të Botërorit 2019, raporton zeri.info

Verdhekaltrit befasuan për të mirë me paraqitjen e tyre në pjesën e parë, mirëpo në pjesën e dytë dëshpëruan me lojë dhe me rezultat. Polakët kanë shkuar në pushim nga pjesa e parë vetëm me një gol në epërsi, 13:12. Mirëpo, fuqia e hendbollit botëror nuk lejoi befasi dhe në pjesën e dytë arriti ta dominojë plotësisht Kosovën dhe në fund të fitojë me rezultat të përgjithshëm 30:19. 

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon nesër kundër Portugalisë në orën 18:00./Zëri