Thyhen zhveshtoret e Hajvalisë, hajnat nuk i lënë gjë klubit (FOTO)
Sport
January 12, 2018 - 16:01
Nuk ka rehati për Hajvalinë. Klubi nga paralagja e Prishtinës është përballur edhe njëherë me hajnat.
Pas disa muajsh, zhveshtoret e stadiumit në Kishnicë janë atakuar sërish nga grabitësit, shkruan Gazetasheshi.com.
Kësaj radhe, hajnat i kanë marrë edhe gjërat e fundit që ishin në zhveshtore, saktësisht ato që nuk kishin arritur t’i grabisin para disa muajsh.
Hajvalia ka njoftuar organet e rendit për këtë vjedhje.