Llapi me përforcim nga Shqipëria

Sport January 12, 2018 - 15:46

Kandidati për titull të kampionit të Kosovës në futboll, Llapi, sot e ka bërë një përforcim. Trajneri Tahir Batatina e ka prezantuar përforcimin e ardhur nga Shqipëria, Xhuljan Turhani, raporton “Zëri”.

“Turhani luan si qendër-mbrojtës dhe së fundmi ishte pjesë e KF Korabit, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e KF Shkumbinit. Turhanit i dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe të KF Llapit dhe suksese drejt objektivave të klubit”, thuhet në njoftimin e Llapit. /Zëri/