Sanchez mund të largohet me një kusht

Sport January 12, 2018 - 13:59

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se është i gatshëm ta lejojë largimin e Alexis Sanchezit në janar, por vetëm me një kusht, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kilian ka kontratë me klubin londinez deri në qershor të këtij viti dhe Wenger shprehet se mund ta lejojë shitjen e sulmuesit vetëm nëse Arsenali gjen një zëvendësues të tij.

I pyetur nga gazetares nëse Sanchez qëndron vetëm nëse Arsenali nuk gjen një zëvendësues, Wenger u përgjigj: “E keni përmbledhur shumë mirë”.

Këto fjalë francezi i tha në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Bournemouthit të dielën.

“A do ta gjejmë lojtarin e njëjtë si ai? Sigurisht që jo. Por, gjithmonë ka mënyra për ta gjetur balancën. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe nëse kjo ndodh, ne duhet të gjejmë një tjetër zgjidhje për ekipin”, shtoi ndër të tjera strategu francez, i cili është në krye të Arsenali që prej vitit 1996./Zëri