Toronto mposht Clevelandin

Sport January 12, 2018 - 13:44

Toronto Raptors ka shënuar fitore në shtëpi kundër Cleveland Cavaliers me rezultatin 133:99. Fred VanVleet shënoi 22 pikë për këtë fitore të Raptors, ndërsa u dallua edhe Jonas Valanciunas, i cili realizoi 15 pikë dhe 18 kërcime.

Tek Cavaliers më i miri ishte Lebron James me 26 pikë të realizuara. Humbje ka pësuar edhe San Antonio Spurs në udhëtim te LA Lakers me rezultatin 93:91.

Brandon Ingram shkëlqeu te Lakers me 26 pikë të shënuara, ndërsa Lonzo Ball realizoi 18 pikë, 10 kërcime dhe 8 asistime. Tek Spurs më i dalluari ishte LaMarcus Aldridge me 20 pikë të shënuara. 

Rezultatet: Toronto Raptors – Cleveland Cavaliers 133:99, Sacramento Kings – LA Clippers 115:121, LA Lakers – San Antonio Spurs 93:81.