Vetëm Messi vlen mbi 100 milionë euro

Sport January 12, 2018 - 13:31

Legjenda gjermane e futbollit, Rudi Voller thotë se vetëm sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi vlen mbi 100 milionë euro, transmeton zeri.info

Së fundmi Philippe Coutinho u largua nga Liverpooli  nënshkroi me Barcelonën për 160 milionë euro, duke iu bashkuar futbollistëve si Gareth Bale, Paul Pogba, Ousmane Dembele dhe Neymar që kanë kapur shifrën prej 100 milionësh.

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Voller beson se këto vlera janë të tepruara, por sidoqoftë nuk befasohet nga tregu i sotëm i transferimeve.

“Për mua ekziston vetëm një lojtar që kushton më shumë se 100 milionë euro dhe sigurisht që ai është Lionel Messi”, deklaroi Voller.

“Por, unë jam rritur duke u befasuar”, shtoi ish-reprezentuesi gjerman, i cili momentalisht është drejtor sportiv te Bayer Leverkuseni./Zëri