Muriqi me fanellë të re

Sport January 12, 2018 - 12:52

Njëri prej futbollistëve kryesorë të Përfaqësueses së Kosovës ka lëvizur befasisht në këtë afat kalimtar të janarit. Vedat Muriqi nga Superliga e Turqisë është transferuar në Ligën e Parë turke, shkruan zeri.info

Sulmuesi prizrenas me vullnetin e tij është ndarë me Gençlerbirligin për t’iu bashkuar Çaykur Rizesporit. Me këtë klub ish futbollisti i Lirisë, Teutës së Durrësit dhe Besës së Kavajës ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë.

Muriqi të premten është prezantuar me fanellën e ekipit të tij të ri. Çaykur Rizespor është ekipi i tretë turk i 23 vjeçarit, i cili kur pati shkuar në futbollin turk për herë të parë kishte luajtur për Giresunspor.

Muriqi mund të kthehet në Superligën turke nga edicioni i ardhshëm sepse ekipi i tij i ri është i treti aktualisht në Ligën e Parë dhe konsiderohet kandidat serioz për inkuadrim në elitë./Zëri